Google
  Web alb-net.com   
[Alb-Net home] [AMCC] [KCC] [other mailing lists]

List: Alb-Club

[AlbClub] Thucididi dhe Lufta e Peloponezit

bato ipare meacu at yahoo.com
Thu Jan 10 19:36:20 EST 2008


 
   
   
  ..."Thucididi nga Athina e shkruajti historine e luftes midis Athines dhe Spartes duke filluar qe nga momenti i pare i saj, me besimin se ajo do te ishte nje lufte e madhe  dhe me e vlefshme per tu shkruar se sa cdo lufte tjeter qe mund te kishte ndodhur ne te kaluaren. Besimi im mbeshtetesh ne faktin se te dyja  anet ishin ne piken me te larte te fuqise dhe pregaditjes se tyre, dhe se une pashe gjithashtu qe pjesa tjeter e botes Helene qendronte e anuar ca ne njeren ane dhe ca ne anen tjeter; edhe ata qe nuk u perzien qe ne fillim ne te, ishin ne diskutim te vazhdueshem se cfare rruge do te ndiqnin ne te ardhmen. Kjo ishte turbullira me e madhe ne historine e Heleneve, e cila preku gjithashtu nje pjese te madhe te botes jo-Helene, madje mundet te them se ajo perfshiu thuajse gjithe njerezimin.
  ...Ne kohe te vjetra, vendi qe sot quhet Hellas nuk kishte popullsi te  vendosura ne te; ne vend te saj, aty kishte migrime te vazhdueshme, sespe  klane te ndryshme, duke qene nen presionin e vazhdueshem te pushtuesve  qe ishin me te forte se ata, ishin gjithnje te gatshem te braktisnin territorin e tyre. Nuk kishte asnje tregti dhe rruge komunikimi te sigurte qofte kjo me det apo me toke; perdorimi i tokes kufizohesh me prodhimin e gjerave me te domosdoshme; ata nuk kishin ndonje teprice prodhimes qe mund te mbetesh  e perdoresh si kapital, dhe nuk perdornin ndonje sistem te rregullt agrikulture, kjo per arsye sepse duke mos pasur mbrojtjen e fortifikimeve, pushtuesi me i pare qe mund te vinte mund tua mirrte atyre token e tyre. Keshtu, prej besimit se nevojat e perditshme  te jetes mund te plotesoheshin ne cfaredo vendi, ata nuk ngurronin te leviznin nga shtepite e tyre, dhe si pasoje nuk ndertuan as qytete te medha ose te forta, e as  siguruan ndonje burime te
 ardhurash te rendesishme. Aty ku toka ishte  me pjellore, aty pati shkembime me te shpeshta te popullsise, sic ishte rasti ne Thesali, Beoti, ne pjesen me te madhe te Peloponezit dhe ne zona te tjera te Hellasit. Ne keto zona ishte me e lehte per  njerezit  te fuqizoheshin me shume se sa fqinjet; kjo con ne mungese uniteti, qe shpesh kishte per pasoje shembjen e ketyre shteteve, te cilet, vec kesaj, kishin me teper shans  se sa te tjeret qe te terhiqnin vemendjen e pushtuesve te huaj.
  Eshte interesante te verehet se Atika, e cila per shkak te varferise se tokes se saj, ishte cuditersiht e lire nga turbullirat politike, ka qene gjithnje e banuar nga e njejta race njerezish. Ne te vertete, ky eshte nje shembull i rendesishem qe mbeshtet teorine time  se shkaku i nje  zhvillimi te pabarabarte te zonave te ndryshme ishte pasoje e migrimeve; sepse kur njerezit perziheshin nga pjese te tjera te Greqise prej luftes apo turbullirave, me te fuqishmit e tyre strehoheshin ne Athine, duke qene se ajo kishte nje shoqeri te qendrueshme: me vone ata beheshin qytetare, dhe shume shpejt qyteti behesh me i populluar se  me pare, e cila pati per pasoje  qe Atika e mevoneshme u be shume e vogel per banoret e saj dhe kolonite u derguan kudo neper Ionian.
  Nje tjeter pike qe me duket si nje evidence e mire  e cila verteton dobesine e banoreve te pare te vendit eshte kjo: ne nuk kemi te regjistruar asnje veprim te sipermarre nga Hellas si e tere, kjo perpara luftes se Trojes. Ne fakt pikepamja ime eshte se ne ate kohe as vendi nuk quhesh "Hellas". Perpara kohes se Hellen, djalit te Deucalionit, emri nuk ekzistone asgjekundi, dhe pjese te ndryshme njiheshin simbas emrit te fiseve te ndryshme, me ermin  e " Pellasgeve" qe mbisundonte. Mbasi Helleni me djemte e tij u fuqizuan ne Fthiotis dhe u ftuan nga shtete te tjera si aleate, keto shtete, vecas si dhe per shkak te lidhjeve me familjen e Hellenit, filluan te quheshin "Hellene". Por u desh nje kohe e gjate deri sa ky emer  i zuri vendin gjithe emrave te tjere. Evidenca me e mire per kete mund te gjendet tek Homeri, i cili, megjithese pat lindur shume me vone se sa epoka e luftes se Trojes, ne asnjevend nuk e perdor emrin "Hellenik" per te gjitha forcat. Ai  e perdor kete emer
 vetem per  pasuesit e Akilit, te cilet vinin nga Fthiotis, dhe ishin ne fakt Hellenet e vertete. Per pjesen tjeter, ne  poemat e tij  ai  perdor fjalet "Danejt", "Argivet", dhe "Akejt". Ai nuk perdor as fjalen "te huaj", dhe kjo per medimin tim ndodh per shkak se ne kohen e tij Hellenet nuk njiheshin te gjithe me te njejtin emer, dhe nuk dalloheshin vecmas nga bota tjeter e jashtme...
  Minos , simbas tradites, qe i pari person qe  ndertoi nje flote detare. Ai kontrollonte pjesen me te medha te asaj qe sot quhet deti Hellenik... dhe eshte e arsyeshme te pranohet se ai beri cmosin te shtypte piraterine  ne menyre qe te mbronte burimin e te ardhurave te tij.
  Kjo per arsye sepse  ne keto kohe te hereshme, duke qene se komunikimi me  det u be me i lehte, pirateria u be nje profesion i perbashket, si per Hellenet ashtu edhe per barbaret qe jetonin ne breg apo neper ishuj. Drejtuesit e pirateve ishin njerez te fuqishem te cilet vepronin ne baze te interesit te tyre personal, si dhe per te ndihmuar me te dobetit ndermjet pasuesve te tyre. Ata sulmonin qytetet, te cilat ishin te pambrojura; duke grabitur te tilla vende, ata siguronin te ardhurat e tyre me te medha. Ne ate kohe, profesioni i piratit, nuk  konsiderohesh si i turpshem. Ai shihesh  si dicka mjaft e ndershme. Ky eshte nje qendrim qe mund te ilustrohet edhe sot ne disa prej banoreve te zonave te thella, ne mes te te cileve nje pirateri e suksesshem shihet si dicka per te cilen mund te ndihesh krenar...
  ...Athinasit ishin te paret qe hoqen dore nga zakoni i te mbajturit te armeve kudo, dhe adoptuan nje menyre me te shpenguar  te te jetuarit, e me luksoze. Ne fakt, te vjeterit e familjeve te pasura, te cilet kishin kete shije per gjerat e lluksit,  vetem tashti vone kane hequr dore nga te perdorurit e te linjtave te brendeshme dhe nga te kapurit e flokeve mbrapa kokes me kapese ne forme karkalecash te florinjte.: e njejta mode u perhap edhe ne vendet e tjera Ionike dhe vazhdoi aty per ca kohe gjithashtu. Ishin Spartanet ata qe filluan te paret te visheshin thjeshte dhe simbas shijeve tona te koheve moderne, me te pasurit e tyre te cilet benin nje jete sa me shume qe te ishte e mundur te ngjashme me ate te njerezve te thjeshte. Ata ishin te paret qe moren pjese ne lojra duke qene lakuriq,  dhe qe hiqnin rrobat e tyre haptazi dhe ferkonin trupin e tyre me vaj ulliri mbas  ushtrimeve fizike...
  ...Edhe mbas luftes se Trojes, Hellasi ishte ne gjendje te paqendrueshm; aty kishte levizje te vazhdueshme te popullsise e si pasoje nuk kishte kushte per nje zhvillim paqesor. Pothuajse ne te gjitha qytetet njerezit ishin te ndare ne parti te ndryshme kundershtare, dhe ata qe perziheshin ne mergim, shkonin e krijonin qytete te reja...Keshtu  u desh te kaloni shume vite e shume veshtiresi perpara se Hellasi te mund te gezonte paqe , e perpara se levizjet e popullsive te merrnin fund. Mbas saj erdhi periudha e kolonizimit. Zona Ionike dhe pjesa me e madhe e ishujve u kolonizuan nga athinasit. Peloponezi themeloi pjesen me te madhe te kolonive ne Itali dhe Sicili, e ne disa pjese te tjera te Hellasit. Te gjitha keto u krijuan pas luftes se Trojes.
  Forma e vjeter e qeverisjes ishte monarki trashegimtare, me te drejtat dhe kufizimet e veta te percaktuara; por duke qene se Hellas u be gjithnje e me i fuqishem dhe rendesia e te grumbulluarit te parave u be gjithnje e me e dukshme, tirania zuri vend ne thuajse te gjitha qytetet, te ardhurat u rriten, ndertimi i anijeve lulezoi dhe ambicjet u kthyen drejt  zoterimit te detit.
  Korinthasit supozohet te kene qene te paret qe adoptuan pak a shume metodat moderne te ndertimit te anijeve dhe thuhet se  triremet e para te ndertuara ne Hellas u bene ne Korinth.
  ...Ne shtetet hellenike qe qeveriseshine nga tirane, mendimi i pare per tiranin ishte gjithnje vetja e tij, per sigurine e tij personale si dhe  per lavdine e familjes se tij. Si pasoje, siguria ishte principi politik kryesor i ketyre qeverive, dhe  asnje veprimi i nje shkalle te madhe nuk u ndermorr prej tyre...Se fundi spartanet e shtypen tiranine  ne pjesen tjeter te Greqise. Jo shume vjet mbas fundit te tiranise ne Hellas,  u zhvillua beteja e Thermopileve midis perseve dhe athinasve. 10 vjet me vone armiku i huaj u kthye me nje armate te madhe per pushtimin e gjithe Hellasit, dhe ne kete moment te veshtire, spartanet, duke qene fuqia me e madhe, u vune ne krye te forcave te alleances hellenike. Te perballur me mundesine e pushtimit, athinasit vendosen te braktisnin qytetin ; ata shkaterruna shtepite e tyre, hypen neper anije dhe u transformuan ne nje popull marinaresh. Perzenia e pushtuesit u arrit ne saje te nje prepjekje te perbashket; por jo shume kohe me pas,
 helenet- si ata qe kishin marre pjese ne lufte se bashku, si ata qe u  ngriten me vone ne revolte kunder mbretit te Persise- u ndane ne dy grupe, njeri grup qe ndoqi Athinen dhe tjetri qe ndoqi Sparten. Keto dy shtete ishin padyshim shtetet me te fuqishme, njeri suprem ne toke dhe tjetri ne det. Per nje fare kohe alleanca e kohes se luftes  qe ne gjendje te mbijetonte, por shume shpejt filluan grindjet dhe Athina e Sparta, secila e ndjekur nga aleatet e tyre, filluan luften kunder njeri-tjetrit, ndersa pjesa tjeter e shteteve te Hellasit, secila me probleme e tyre, iu bashkuan njeres pale ose tjetres. Keshtu, qe nga fundi i luftes Persiane e deri ne fillimin e luftes se Peloponezit, megjithese here pas here kishte periudha paqeje, keto dy fuqi ose ishin duke luftuar kunder njera-tjetres, ose ishin duke shtypur revoltat e ndryshme ndermjet aleateve te tyre. Si pasoje, ata kishin arritur nje shkalle te larte te pregatitjes ushtarake dhe kishin fitura experiencen e tyre ne
 shkollen e veshtire te rrezikut.
  Spartanet nuk i detyronin aletate e tyre te paguanin tribute, por  benin kujdes qe keta aleate te qeveriseshin nga oligarke, te cilet punonin per interesat e Spartes. Nga ana tjeter Athina, me kalimin e kohes, kishte marre pesiper flotat detare te aleateve te saj ( me perjashtim te asaj te Kios dhe Lesbosit) dhe i kishte bere ata te paguanin tribute ne para. Keshtu, vetem forcat ushtarake te Athines ne kete lufte ishin me te medha se sa c`kishin qene forcat e perbashketa ne kohen kur aleanca helenike ishte akoma e plote.
  ...Ne lidhje me sjelljen e fakteve nga ana ime te ngjarjeve te luftes, une kam bere princip  timin qe te mos shkruaj variantin me te pare te historise me te cilen perplasem dhe te mos drejtohem ne proces nga pershtypjet e mija te pergjithshme; une ose kam qene vete  deshmitar ne ngjarjet qe pershkruaj  ose une e kam marre nga deshmitare okular, raportimet e te cileve jam perpjekur ti vertetoj sa me shume qe te jete e mundur. Por as edhe kjo menyre nuk ndihmon ne te zbuluarit e te vertetes: deshmitar okular te ndryshem ofrojen variante te ndryshme per te njejten ngjarje, thjesht per arsye te njeaneshmerise ne opinionin e tyre ose per shkak te kujteses jo te sakte.  Dhe eshte krejt e mundur qe historia ime te duket e veshtire ne te lexuar per arsye se asaj i mungon elementi romantik. Por gjithsesi do te ishte e mjaftueshme per mua sikur keto fjale te mijat te gjykohen  te dobishme prej atyre qe duan te kuptojne ne menyre te qarte ngjarjet qe ndodhen ne te kaluaren, te cilat
 (natyra njerzore duke qene ajo qe eshte) ne nje moment kohe apo ne tjetren, do te perseriten prap ne te ardhmen, pak a shume ne te njejten forme. Puna ime  nuk ka per qellim tu pergjigjet nevojave te publikut imediat, por ajo synon qe te kete vlere per te gjitha koherat.
  Lufta me e madhe ne te kaluaren ishte Lufta Persiane; e megjithate ne kete lufte vendimi u arrit shpejt ne saje te rezultateve te dy betejave te medha detare dhe dy betejave te medha ne toke. Lufta e Peloponezit, nga ana tjeter, jo vetem qe vazhdoi per nje kohe te gjate , por gjate periudhes se saj, ajo solli vuajtje tte papara per Hellasin. Asnjehere me perpara kaq shume qytete nuk ishin pushtur dhe shkaterruar  deri ne kete pike, qofte kjo nga pushtues te huaj  ose nga ushtri hellenase (disa nga qytetet mbas pushtimit u desh qe te ripopulloheshin  plotesisht); asnjehere me perpara nuk kishte pasur kaq shume te merguar; asnjeher me perpara nuk kishte patur kaq shume te vdekur- si ne beteja ashtu edhe me revolucionet e brendeshme.
  Lufta filloi kur athinasit dhe spartanet  thyen armepushimin 30 vjecar qe u pat arritur mbas pushtimit te Euboes. Sa per arsyet per shperthimin e luftes, se pari une propozoj te ofroj nje pershkrim te shkaqeve, te ankesave  qe secila pale kishte ndaj njera-tjetres dhe  te rasteve specifike ku interesat e tyre u perplasen; kjo per arsyen  qe te mos kete asnje dyshim ne mendjen e asnjeriu se cfare coi ne ardhjen e kesaj lufte qe do te binte mbi helenet. Por nje argumentim i tille, per mendimin tim, ka shume mundesi qe ti fshehe shkaqet e verteta te kesaj lufte. Cfare e beri luften te paevitueshme ishte rritja e fuqise se Athines dhe frika qe kjo shkaktoi ne Sparte. Sa per arsyet per thyerjen e armepushimit dhe deklarimin e luftes te shprehur haptazi nga te dyja palet, ato vijojne sa me poshte.
   
  
 

       
---------------------------------
Looking for last minute shopping deals?  Find them fast with Yahoo! Search.
-------------- next part --------------
HTML attachment scrubbed and removed


More information about the Alb-Club mailing list