Google
  Web alb-net.com   
[Alb-Net home] [AMCC] [KCC] [other mailing lists]

List: Alb-Club

[AlbClub] Mbi shtupin

Pseudonim NgaHalli ngahalli at yahoo.com
Thu Jan 10 07:44:54 EST 2008


  Juve miqve te mij te dashur, ngaqe jeni ne Hene, ju duket Toka meme si nje topth solid.
  Po jo bre se nuk eshte keshtu.
  Se po te zoom-oni e zoom-oni e zoom-oni, do shihni se MEDIA nuk eshte nje INSTITUCION, sikunder asnje institucion nuk eshte nje INSTITUCION ketu.
  Si redaksite e gazetave ashtu edhe Ministrite a cfaredolloj ndertese publike qe zhvillon veprimtari ne sherbim te tij e paguar nga taksat e tij (publikut) ne fund te fundit nuk eshte gje tjeter vecse nje bashkesi individesh.
  Keta te fundit nuk jane gje tjeter vecse ish te njohurit tuaj, apo bashkeshortet, nipat apo mbesat e tyre.
  Shqiptare safi, me mungesat perkatese te trasheguara nga sistemi i kaluar, te fituara nga tranzicioni aktual, produkte te shkollave jo kushedi se cfare, banore te periferise a qendres, kryeqytetas autoktone a te ardhur rishtas, ne kohe te lire shofere te pakujdesshem apo dashnore diku te zjarrte e diku tradhetare, bartes te traditave dhe mentaliteteve krahinore, e keshtu me radhe.
  Ju flisni per Korrierin, por Korrieri ne vetvete eshte vecse nje cope leter, pasi korrieret e vertete jane Lili, Tili, Vili, Gili, Albani, Arjani, Ristani dhe Dritani, me shefa sektori Ruzhdiun, Fehmiun dhe Kadriun.
  Punojne per dava 200 euro ne muaj, bejne nga dy pune, i ke gjithe diten e deri naten vone verdalle, aq sa kur e kam pyetur njeren ne konfidence se si ju del koha te lexoni libra (se une e konsideroja a priori se gazetaret nuk mund te bejne pa lexuar letersi) me tha: "E kush lexon me qe nga koha e shkolles?!"
   
  Miq, jepini Cezarit ate qe i takon dhe lerini gazetaret shqiptare ne hall te tyre.
  Sa per ate qe ky popull kete gazetari meriton, une nuk jam edhe aq. Natyrisht qe populli eshte byk per vete, por ata njerez qe shpenzojne per te blere gazete, ka gjasa te jene me me kulture se ato/ata 22-23 vjecaret qe sapo kane mbaruar gjuhe-letersine (per te konsideruar me te miret e atyre qe mbushin faqet e brendshme, se ka edhe pa arsim te larte fare).
  Pastaj nuk duhet harruar se shtypi ka edhe nje mision unik. Po ketu pastaj do me duhej te rendisja Xhiken, Biken dhe Kiken, bisnecmena te njohur qe jane edhe financonjesit primare te shypit made in albania, ndaj me mire po e le me kaq.
  Se si thote ime gjyshe: "Kur e quajne Osman, s'ke cfar i ban!"
   
  Ngahalli
   
  PS - rrofsh DK se na shkunde! 
   
   

       
---------------------------------
Never miss a thing.   Make Yahoo your homepage.
-------------- next part --------------
HTML attachment scrubbed and removed


More information about the Alb-Club mailing list