| [Alb-Net home] | [AMCC] | [KCC] | [other mailing lists] |
List: Alb-Club[AlbClub] Duhet te jete e padurueshmeD. K. kokonozi at gmail.comMon Jan 7 16:05:24 EST 2008
I dashur Pellumb, nese mendon se une e kam fituar garen, te faleminderit, por dyshoj shume. Kjo sepse pas asaj copy past qe kam bere me titujt e gazetes, une nuk mund te shkoj me tutje, sado qe duket e pabesueshme qe gjithe ato marrezi e gjithe ai makabritet eshte grumbulluar ne nje numer te vetem gazete. Por edhe me aq jam ne kufijte e paligjshmerise per ligjin e te drejtave te autorit. Me qemtimin tend dhe me komentin bashkangjitur, ti ke bere diçka qe ka tjeter vlere, pra ka nje TVSH (takse e vleres se shtuar, sa per dijeni:-) te padyshimte qe shkon deri ne pesedhjte perqind. Paradoksi eshte se me to qeshet si me cdo humor te mire e te gjetur, por kur te thone se eshte fjala per tituj te vertete, nuk ke fare deshire te besosh. Hesht dhe e shikon ne sy ate qe ti ka treguar, per te kuptuar nese te ai gjithcka shkon mire kete fillim viti. Jo ore, thua, pastaj. Po te ma mbushesh mendjen se ato tituj jane te vertete, une ja heq vetes me tre plumba ne koke dhe vras vjerren e komshiut me gezhojen qe bie nga kati i pare! Kjo sa per te qene ne pajtushmeri me temen. U kthehem perseri perlave qe ke gjetur dhe po bindem se jemi perballe njerit prej atyre rasteve kur realiteti e tejkalon se tepermi fiksionin. Ne fakt problemi eshte shume me i thelle dhe prek vetem perciptash ate qe quhet marketing i informacionit, por per kete eshte e kote qe te hapim nje teme diskutimi. E keqja do te shkoje deri ne fund. Vetem per nje gje me vjen keq. Atehere nen komunizem e mendonim gjithefarsoj shtypin e lire, por se do tu versuleshim keshtu te vdekurve? Jave e mbare te gjitheve. DK 2008/1/7, Pellumb Kulla <gumeliri at gmail.com>: > > *** AlbClub Discussion List *** > > > > Problemi që ngre Dashi është një problem mediopsiqik. > > Nuk jam fare i shqetësuar e nuk besoj se dikush vërtet do të çmëndet, > do të bjerë në depresion të përgjithshëm kombëtar, apo do të shtyjë > pushimet në vendlindje. Dhe i burgosuri qe mezi ka pritur mund te dale > pa frike nga qelite e burgut. Gazetat në mëmëdheun tonë të shtrenjtë > janë totalisht pa kredibilitet. Unë habitem se sa lirshëm shpifet > atje. Aty që nga maja e piramidës qeveritare, deri te sportelët e > kioskave, gënjejnë pa skrupull me një lirshmëri mbresëlënëse. > Gazetapregatitësit dhe gazetakollofitësit jetojnë në një harmoni të > përkryer. > > Unë kam patur më shumë ambicje skenike, se sa shqetësim publik kur kam > nisur të mbledh titujt e tillë, sensacionalë. Nuk hyj në garë me ty, > se kushtet janë fare të pabarabarta. Të shtrirë në kohë gjatë këtyre 5 > vjetëve, titujt e veçuar nga unë mund të jenë më goditës. Kurse ti i > ke vetëm të një dite dhe bile vetëm prej njërës nga gazetat e > kryeqytetit tonë të dashur. Pra je i fituar që në nisje. Megjithatë, > si ata maratonistët e devotshëm, unë garën edhe sikur të rrezikoj të > dal i fundit, nuk e braktis. > > Po rreshtoj ca prej titujve: > "Tenton të helmohet. Helmi ish i skaduar". Kjo tregon që, lavdi Zotit, > skaduesi nuk ka vdekur. Bile, nuk ka sepse të bëhet një lajm me këtë > fakt. Njësoj sikur të thuash "Ai fjeti deri në mëngjes dhe pa u zgjuar > fjeti deri në drekë!" Unë mund ta kem veçuar këtë titull, ngaqë atë > ditë gazetat nuk kanë patur asnje vetvrasje, vetëtherje, apo vetëvarje > dhe ato deshin të paktën të tregonin se për t'u degdisur në botën > tjetër, përpjekje të sinqerta jane bërë. > > Një titull tjetër mjaft interesant: "E ngrenë mbi supe për të bërtitur > "Nano ik" i heqin nga xhepi 20 mijë euro"! Por në gazetë nuk thuhej > kush, nga ta që e ngritën mbi supe, i vodhi eurot, të majtët apo të > djathtët? Nuk kuptohej nëse hajduti ish me ata që thoshin "Nano ik", > apo ata që thoshin "Nano rri"?! > > "Mishi i prishur i dërgon tërë dasmorët në spital. Dhëndri në koma" > Ky është titull i denjë për ato që ke zgjedhur ti, bile, fare mirë, > kryetitull për Korrierin tend, se kandidatët për arkivolë kanë qenë me > dhjetra. > > "Ju rrëfej si i kam ndezur cigaren Enver Hoxhës". Ja një titull me > kriminelë. Duket thjesht si titull memorialistik nga ato shënime që > gazetat tona janë gati t'i paguajnë me flori. Por në të vërtetë edhe > ky titull është për kronikën e zezë, (që atëhere nuk botohej kurrë). > Në ato ditë të ndezjes së cigares, Enver Hoxha pushkatoi katër > komunistë nga stani i tij. > > "Vriten për një lëmë. Në atë lëmë varrosen të dy". Duket që ka qenë > truall që këshilli i fshatit e kish caktuar për varrezë. > > "Bëhet tapë me vjehrrin dhe përdhunon vjehrrën". Pastaj: "Gruaja dhe > dashnori varrosin të gjallë burrin e kurrorës". Këto nuk kanë nevojë > për komente e hollësira, se unë ruhem nga pornot. > > "E vrau me thikën e bukës". Vrasja del në plan të dytë. Në të parin > është mjeti, me të cilin u krye. Gazeta këtu ndihmon familjat e > varfëra, që nuk blejnë dot as helm as armë. > > "Grushta në parlament". E kam veçuar, me qënë se aty nisin të tëra > vrasjet. > > "Pronarët e vjetër ndeshen me pronarët e rinj" Kuptohet që këtë nuk e > kam nxjerrë nga ndonjë gazetë sportive dhe ndeshja për të cilën flitet > në titull, nuk ishte në fushën e futbollit. Ky titull, i vetëm, i > thatë, flet për mijëra vrasje. Me sopatë e me kazmë. Me helm e pa > helm. Me thikën e bukës dhe me gjembin e plehut!… > > Mua më tërheqin jashtë mase titujt që parathonë vrasje me bollëk, si > këta më poshtë: "Kapet i kërkuari, por arratisen nga burgu tre të > kapur më parë" dhe një tjetër me arratisje: "Arratiset nga burgu i > Londrës, ngjall tmerr në Milano". > > Ja dhe ca tituj pa komente, nga këta që kam mbledhur lart e poshtë: > "Biznesmeni turk: qysh e korruptova ministrin shqiptar". "Maska vret > vëllanë. Nuk e njohu, se dhe ai ish me maskë". "Deh të vjehrrin dhe i > përdhunon të shoqen". Ky i fundit nuk është lajm i përsëritur më lart, > pra, nuk është lajthitje nga ana ime! Jo,jo! Ky është dhëndër tjetër, > me vjehërr tjetër, në një vend tjetër dhe ka ndodhur pesë muaj më > vonë! Albclubasit nuk duhet të tronditen, se të themi të drejtën, > është një episod më pak dramatik se i pari. Titulli tani nuk shënon > "përdhunon vjehrrën", por "të shoqen e vjehrrit" gjë që tregon se > femra e përdhunuar nuk ishte mamaja e gruas së tij. Është një grua > tjetër, që vjehrri do ta ketë marrë pas vdekjes së vjehrrës së > përdhunuesit. Sado ngjarje e rëndë, prapë ka hapësirë për të > buzëqeshur. Por ne, albclubasit, duke i marrë të dy lajmet së bashku, > duhet të tronditemi thellë se përse ngjasin këto fenomene me dhëndurë > të rinj, që joshen pas gjahut të moshuar. Vërtet ka femra të reja të > larguara nga vendi për aventura semaforiale, por kaqë shumë qënkan > ato?!!! > > Sidoqoftë, i dashur DK, titujt e sotëm, dhe sidomos, vetëm në një > gazetë, flasin më shumë. E pranoj: e fitove garën! > ______________________________________________________________ > If you wish to unsubscribe, send a blank message to: > alb-club-unsubscribe at alb-net.com , or visit Alb-Club's page at: > http://www.alb-net.com/mailman/listinfo/alb-club > -------------- next part -------------- HTML attachment scrubbed and removed
More information about the Alb-Club mailing list |