| [Alb-Net home] | [AMCC] | [KCC] | [other mailing lists] |
List: Alb-Club[Alb-club] Pergjigje Pashes, sipas tradites shqiptare!Kastriot Çipi pegas at albmail.comThu Sep 28 17:08:31 EDT 2000
I dashur Liman, perderisa e kupton se dy mesazhet e ricikluara nga moderatoret per nxitjen e debatit ishin percarese, apo urrejtjenxitese, pse ben te njejtin gabim dhe shkruan me menyre urrejtjenxitese? F. Ndoci nuk e di ose ben sikur nuk e di historine e kristianizimit te shqiptareve. Ti qe e di dhe qe sjell ate shembull te mrekullueshem te Mahmud Pashes (flas per biseden me Jozefin) pse ekzaltohesh kur tregon se si i "vrau me buke ne goje" ata qe donin t'i konvertonin shqiptaret? Pandeh ti se ky duhet te jete model frymezimi per ne sot, ne mijevjecarin e trete? A nuk ekupton se me kete u jep nje argument me shume fundamentalisteve kristiane, por edhe amplifikon efektin e propagandes se tyre kunder Islamit? Nuk e di per te tjeret, por mua qe nuk jam kristian, kjo histori makabre me rrenqethi mishte, njesoj si "Komisioni i festes" i "komunistit" Kadare. Me qe ra fjala tek Kadareja, mos harro se armiqte e tij me te medhenj jane serbet dhe bashkepunetoret e tyre shqiptare, qe nga katoliku Gjon Sinishta, e deri tek Ardian Klosi e grekoarumuni Edi Rama. Mos harro edhe se Kadare ishte i pari dhe me i vendosuri ne luften kunder botimit te "Vargjeve Satanike" ne shqip, pikerisht sepse botimi do te acaronte marrdheniet mes feve ne Shqiperine e drobitur nga krimet politike. Shembulli me i fundit i tolerances se Kadarese eshte intervista e para nje jave ne TV Klan, kur ne vend qe te bente thirrje per te votuar kunder armikut te tij personal Edi Rama, ai iu lut tiranasve dhe gjithe shqiptareve te votonin te qete, per cilindo kantidat a parti, por te benin cmos qe zgjedhjet te ishin te ndershme e te pranueshme, per hir te Shqiperise. Dhe per te mos e zgjatur me tej, te sugjeroj miqesisht te mos perdoresh epitetin fyes per kristianet, duke i quajtur "kaurre". Ne te kundert u jep atyre te drejten te bejne te njeten gje me muslimanet. Pershendetje, K PS Nuk dua te besoj se, nisur nga titulli i shkrimit tend "Pergjigje dy kryqtareve sipas tradites se Pashallareve", ti do ishe i afte te beje me F. Ndocin dhe Albin ate qe Mahmud Pasha beri me kryqtaret e Jozefit... 1. Pikese pari i shpjegoj F. Ndocit qe di te bej bukur si zhabe, por qe nga historia eshte pyke, se Krishterizmi ne Shqiperi eshte sjelle me dhune gjate pushtimit Romak qe Shqiperia ka pare. Ishte Kostandin Romaku ai qe e beri Krishterimin fe zyrtare te Romes, dhe per ta bere kete fe 'azie' sa me te civilizuar ai i urdheroi prifterinjte e tij qe trinitetin ta vinin si baze te kesaj feje qe tashme do te ishte e Romes. Kjo fe qe me pare u diskriminua thellesisht nga Romaket, tanime nen Kostandinin u vendos qe te behej fe e Romes, ti jepej emer (Krishterizem), te therritej libri i saj (Bibel - liber, ne gjuhen Greke), te vendosej qe Krishti ishte bir i Perendise, dhe derisa ai ishte bir patjeter qe ai duhej qe te kishte nje At, dhe pjesa e 3te e trinitetit - Shpirti, duhej per te balancuar 3 zotet, qe te dukeshin sa me origjinal per civilizimin Romako-Grek. Sic dihet qarte, Shqiptaret e rrefuzuan kete fe, por agjentet e Kostandinit dhe Peshkopatat ishin ato qe i detyruan me dhune Shqiptaret qe te kthehen ne Krishterizem....................... .......................... Kur vjen biseda tek konvertimi, i kujtoj Frederik Ndocit se kjo nuk eshte e para here qe Shqiptareve iu kerkohet nga Roma qe te kthehen ne fene e ROmaneve. Ishte ne kohen e Mahmud Pashe Bushatllise, kur Perandori Jozef i Austrise, Mahmud Pashe Shkodranit, qe kishte vrare me qindra Turq ne Kosove, si pasoje e mosbindjes se tij qe te merrte pjese ne luftrat e Sulltanit, i kerkoi qe te behet katolik. Katolicizmin e Mahmudit, Jozefi do ta kthente ne mbrojtje per Mahmudin kunder Turkut. Pasi e morri kete oferte, Mahmudi iu pergjigje Jozefit se ai kishte urdheruar te gjithe Shqiptaret Musliman dhe Katolik qe te betoheshin mbi Kuran dhe mbi Bibel qe do te luftonin armiqte e Shqiperise. Por Austriaku katolik Jozef, vazhdoi edhe me tej me Mahmud Pashen. Ai i dergoi Mahmudit ne shenje konvertimi nje kryq te argjendte dhe 2600 kryqtare katolik qe te konvertonin Shqiptaret ne katolicizem. Mahmudi, pasiqe i priti me nderime Austriaket, u dha te hajne e te pine, i vrau te gjithe ne boke e siper, per turpin e madh qe ata po i benin Mahmudit per te nderruar fene e tij Islame... Pra Frederik Ndoci, merre shenim kete histori, pse je nga Shkodra dhe mund te te hyje ne pune, dhe mos kujto se katolicizmi eshte fe e jotja! Gabohesh, ajo eshte fe e Romes, me seli ne Vatikan! 2. Duke vazhduar pergjigjen time ndaj Albi Qelit, qe me detyron qe ti pergjigjem ne kete forme, une i tregoj atij se Shqiperia jo ne 3000 vjet sic ka deshiruar komunisti Kadare, por as ne 30.000 vjet nuk do te behet Kaurre. Pse po te behet ortodokse atehere nuk do te jete me Shqiperi, por do te jete Greqi apo Serbi dhe asnjehere Shqiperi, pse i vetmi element qe i ka bere Shqiptaret si komb ai ka qene Islami. Kjo shpjegohet qarte ne Kosove, Cameri dhe Maqedoni se ata Shqiptaret qe nuk jane Musliman jane Serb, Grek apo Bullgare. Kjo ka qene arsyeja Albi Qeli qe imzot Ali Pasha i Tepelenes, ne kohen e Pashallekut te tij i ka kthyer shume Shqiptare me dhune ne Islamizem, pse ai e dinte mjaft mire, dhe historia e deshmonte se Shqiptari pa Islam, do te ishte nje spiun Grek, sic ishin ne shume raste Suliotet, Himariotet etj... Kjo u vertetua dje, kjo po vertetohet edhe sot. Pra merr shenim i dashur edhe ti.... Une edhe pse jam per nje shtet laik, nese dikush do te me kerkonte qe ti konvertoja Shqiptaret ne fe, une do ti beja ata te gjithe Musliman, pse 90% e jona eshte Muslimane, pse jane Muslimanet ata qe po i mbajne shpatullat kombit tone ne Kosove dhe ne Maqedoni. Pse keshtu beri edhe imzot Ali Pasha i Tepelenes! Fetaret tane te tjere qe nuk jane Muslimane na jane kthyer ne Greke, Serbe e Bullgar, dhe na kane tradhetuar atdhene si Pirro Dhima me shoke, si Suliotet me Himaritotet me shoke qe na e tradhtuan memedhene sa e sa here! Me te mira, Liman Pasha -------------- next part -------------- HTML attachment scrubbed and removed
More information about the Alb-Club mailing list |