Google
  Web alb-net.com   
[Alb-Net home] [AMCC] [KCC] [other mailing lists]

List: ABE-Forum

[ABE-Forum] Njoftim i revistës 'Epoka e Re'

Epoka Re redaksia at visto.com
Mon Jun 5 09:03:21 EDT 2000


Ky mesazh ju dërgohet nga redaksia e revistës Epoka e Re.

Pas një vonese të justifikueshme, për vështirësitë e njohura të fillimit të çdo veprimtarie, revista ’Epoka e Re’ paraqitet me numrin e saj të dytë.
Janë ruajtur elementet e dizenjos dhe ndërtimi i kopertinës, për vet faktin e përshtypjeve të mira që ka lënë numri i parë, në lexuesit dhe specialistët e publikimeve.
Çfarë e bën të rëndësishme këtë revistë, padyshim është tematika e pasur të cilën trajton pa cënuar pavarsinë politike dhe fetare apo krahinore të shqiptarëve.

v	Shkrimi ’Larg tabuve. PO, bashkimit të Shqipërisë me Kosovën!’ është intervista që ka dhënë Olivier Dupuis, parlamentarist evropian, gazetares sonë Zsh. Erisa Zykaj.
v	‘Shqipëria dhe sfidat e Paktit të Stabilitetit’ është një studim shkencor-gazetaresk i shkruar me kompetencë dhe i paanshëm politikisht. Z. Albert Gjoka nëpërmjet fakteve na imponon mendimin e tij të drejtë dhe parimor.
v	Zgjim i opinionit për situaten aktuale që po kalojmë është edhe shkrimi ynë historik ’Kosova në ekuilibret e politikës shqiptare’ Z. Afrim Hasanaj referon në mënyrë mjaft origjinale shkaqet e mbetjes së Kosovës në kufijtë e Jugosllavisë.
v	Je tepër e lashtë për të thirrur Evë,
je tepër e bukur për të të thënë Zhuljetë:
Sa kohë kemi që duhemi? Dy mijë, tre mijë vjetë?
Këto janë tre vargje nga poema e Arben Çarçanit ‘Në një ditë njerzorëzore’ e cila do të botohet në tre pjesë duke iu përshtatur edhe ndërtimit që i bën autori.
v	Raport i dhënë në detaje, nga Zj. Zamire Selimi, i vizitës së një grupi të femrave në Kosovë me mundësitë e një kthimi e parë kjo në syrin e integrimit të tyre dhe edukimit të fëmijëve.

Këto dhe shkrimet e tjera bëjnë që ’Epoka e Re’ të konsolidojë rolin e saj të madh në mirëinformimin e bashkëatdhetarëve me këndvështrime të veçanta nga jashtë dhe brënda trojeve shqiptare.

Alternativa që prezanton ’Epoka e Re’ është e një tipi të ri për median mbarë shqipëtare. Lexoni dhe merrni pjesë me mendimet tuaja në këtë revistë që i shërben bashkëatdhetarëve të kudondodhur.

Sponsoron revistën ’Epoka e Re’ firma Berki Ltd me rezidencë në Finlandë.

Çmimet: 4.20. Euro ose 24.90.- FiM (plus shërbimin postar).
Shënim: Disponojmë ende numrin e parë të cilën e shpërndajmë falas. Paguhet vetëm shërbimi postar.

  Adresa:
Epoka e Re
Kuusamakuja 2 D 27
33840 Tampere. FINLAND
E-mail: redaksia at visto.com
URL:    http://welcome.to/epoka.e.re
Mobiol: +358 50 5865965

Vini re!
Nëse dëshironi të antarsoheni, hyni në faqen tonë:
http://welcome.to/epoka.e.re
Shkruani adresën elektronike aty dhe markoni butonin e radios \regjistrohu\.Përfundoni me klikim në GO.
Ju faleminderit!

___________________________________________________________________________
Visit http://www.visto.com/info, your free web-based communications center.
Visto.com. Life on the Dot.




More information about the ABE-Forum mailing list