Google
  Web alb-net.com   
[Alb-Net home] [AMCC] [KCC] [other mailing lists]

List: ABE-Forum

[ABE-Forum] (no subject)

i s kutabale at hotmail.com
Tue Jun 6 13:44:58 EDT 2000


Call albania from USA 24c/min

http://phoneintercom.com/agent/3110.htm



Thesari, dera e hajdutëve
ishte prej kompesate

TIRANE
Dera që u është dashur hajdu- tëve të thesarit ta thyejnë për të grabitur 
arin ka qenë me kompesatë, dhe mund të hapej edhe me një goditje të vetme me 
këmbë.

Ky element është përdorur dje për herë të parë nga grupi i hetimit të 
grabitjes së arit të Krrabës, për të treguar se masat e sigurisë së objektit 
ishin përtokë, dhe nuk duhej shumë mund të për të realizuar vjedhjen e tij. 
Sipas prokurorëve të çështjes, persona të mirëinformuar për vendosjen e 
thesarit nuk e kishin shumë të vështirë të penetronin nëpër hapësirat dhe 
boshllëqet e tunelit. Grupi i hetimit është duke hetuar me imtësi se çfarë 
projekti është realizuar për të rritur sigurinë e tunelit që kishte qenë 
rezidencë qeveritare deri në 1993-shin, dhe për ta kthyer atë në një tunel 
për vendosjen e thesarit të shtetit. Nga veprimet e deritanishme hetimore 
dhe nga pyetjet e dëshmitarëve apo personave të arrestuar, është zbuluar 
itinerari që kanë ndjekur autorët për të hyrë në vendin ku ndodhej thesari.

Autorët, pasi kanë hyrë nga dera e emergjencës, kanë penetruar në tunel 
nëpërmjet një hapësire që ndodhej midis konstruktit të betonit dhe 
formacionit shkëmbor, ku ndodhej objekti. Sipas projektit, ndarjet e tunelit 
në brendësi të tij, janë realizuar me mur tulle. Autorët e grabitjes nga 
tavani i tunelit kanë hyrë nëpërmjet një të çare në paradhomën e vendit ku 
ndodhej thesari. Që aty grabitësve u është dashur një goditje e lehtë për të 
hapur derën prej kompesate. Sipas prokurorëve të çështjes, ky detaj nuk mund 
të ketë ndonjë rëndësi të madhe për hetimin, por mjafton për të treguar se 
ata që e kanë përshtatur objektin janë treguar joseriozë në cilësinë e 
punimeve.

Punimet e përshtatjes së objektit kanë lënë disa pika të tunelit të 
pasiguruara mirë, duke u dhënë mundësinë autorëve të grabitjes që t'i 
shfrytëzojnë. Prokuroria është duke hetuar edhe për personat që kanë kryer 
punimet në këtë objekt. Nga veprimet hetimore të kryera deri tani ende nuk 
është përcaktuar me saktësi se deri kur ka vazhduar vjedhja e thesarit, pasi 
si datë e fillimit të këtij krimi është cilësuar 13-14 marsi i 1997-ës. Por 
versioni i paraqitur për një episod vjedhje në fund të dhjetorit të 1999-ës 
qëndron ende në fuqi për sa kohë që nuk janë siguruar provat e mundshme për 
ta rrëzuar këtë moment. Nga 5 episodet e grabitjes që janë evidentuar gjatë 
hetimit, për 2 prej tyre nuk dihen ende datat e vjedhjes, gjë që nuk 
përjashton një grabitje në fundin e dhjetorit të 1999-ës.

Call Albania from USA  24c/min
http://phoneintercom.com/agent/3110.htm




________________________________________________________________________
Get Your Private, Free E-mail from MSN Hotmail at http://www.hotmail.com




More information about the ABE-Forum mailing list