| [Alb-Net home] | [AMCC] | [KCC] | [other mailing lists] |
List: ABE-Forum[ABE-Forum] Doli ne shtyp libri ..............Klevis Lumshi bazatekontabilitetit at post.comWed Jul 12 14:19:35 EDT 2000
I nderuar lexues, Kemi kenaqesine t'ju njoftojme se doli në qarkullim libri Bazat e Kontabilitetit i autorit Klevis Lumshi. Libri Bazat e Kontabilitetit përbën një ndihmesë me rëndësi të veçantë për të afruar lexuesit profesionistë dhe çdo lexues tjetër që dëshiron të mësojë kontabilitetin dhe të jetë i aftë të lexojë çdo libër profesional në këtë fushë. Bazat e kontabilitetit është një Udhëzues Vetë-Mësimi. Ai përmban 500 ushtrime të zgjidhura, çka e bën atë librin më praktik në Shqipëri. Në këtë udhëzues përvetësohen hap pas hapi transaksionet fillestare deri në pregatitjen e pasqyrave përmbledhëse: regjistrimi i transaksioneve në ditar dhe librin e madh, përfshirja e tyre në pasqyra periodike si bilanci, pasqyra e fitimit dhe e humbjes, pasqyra e kapitalit të pronarit, etj. Pas përvetësimit të këtyre procedurave bazë, vijon zbatimi i tyre në situata të veçanta: kontabilitetin tregtar, kontabilitetin e pagave, kontrollin e pasurive, etj. Në fund arrihet të merret një vendim pasi analizohen pasqyrat e bizneseve të ndryshme. Libri gjendet edhe në Kosovë. Së shpejti do të përhapet edhe në Maqedoni. Për informacione të mëtejshme mund të kontaktoni në postën elektronike: bazatekontabilitetit at post.com ose ne faqen e internetit: www.bazatekontabilitetit.cjb.net ose www.bazat.cjb.net Mirepresim komentet dhe sugjerimet tuaja. Ju faleminderit, Bazat e Kontabilitetit ______________________________________________ FREE Personalized Email at Mail.com Sign up at http://www.mail.com/?sr=signup
More information about the ABE-Forum mailing list |