| [Alb-Net home] | [AMCC] | [KCC] | [other mailing lists] |
List: ABE-Forum[abe-forum] kerkeseEdi Bice ebice at falcon.lhup.eduWed Jan 20 12:55:42 EST 1999
*** Albanian Business and Economics Forum *** I dashur zoti Zenku. Une quhem Edi Bice, dhe studioj Manaxhim e Informatike qe prej 4 viteve. I kam lexuar mesazhet tuaja ne info-tech dhe duke pare gatishmerine dhe zellin tuaj ne lidhje me fjalorin e informatikes vendosa tju drejtohem juve me kete kerkese. Se bashku me disa bashkeatdhetare te tjere duam te ngrejme nje faqe ne Internet, si dhe nje forum diskutimesh ne lidhje me ekonomine dhe biznesin shqiptar. Qellimi eshte te mbushim sadopak boshllekun qe ekziston ne kete fushe persa i perket Shqiperise. Eshte me se e qarte qe ndryshimet e perditshme ne ligjet shqiptare, vendimet e ministrive te ndryshme, apo dhe drejtorive te sektoreve te ndryshem jane nje burim pasigurie per investitoret e huaj. Duke ju ofruar kete informacion terheqim te pakten ata investitore qe kane zellin dhe durimin te studiojne dhe reagojne ndaj ketyre ndryshimeve. Personalisht kam dashur te lidhem me drejtuesit e institucioneve te ndryshme ne Shqiperi ndihma e te cileve do te ishte e pacmuar, por perpjekjet e mia kane deshtuar. Lutem qe nepermjet jush dhe institucionit qe ju perfaqesoni te mundesohet nje nisme e tille. Ne qofte se deshironi te jepni ndihmen tuaj, mund tju sqaroj me ne hollesi ne nje mesazh tjeter. Me respekt, Edi Bice
More information about the ABE-Forum mailing list |